< Kthehu tek Faqja e Meparshme

Slumdog Millionare (Kodi 107740)     



Trailer i Filmit     



Pershkrimi i Filmit

Slumdog Millionaire është historia e Xhamal Malik (Patel), një 18 vjeçari jetim nga lagjet e varfëra të Mumbait, i cili për pak do të përjetojë ditën më të madhe të jetës së tij. Me gjithë kombin duke parë, ai është vetëm një pyetje larg për të fituar 20 milionë rupi në emisionin “Kush do të bëhet milioner?” të Indisë. Por kur emisioni përfundon për atë natë, atë e arreston policia me dyshimin se ai bën me hile: sepse si është e mundur që një djalosh rrugësh të di kaq shumë? I dëshpëruar për të vërtetuar pafajësinë e tij, Xhamali tregon historinë e jetës së tij në lagjen ku ai me vëllain e tij u rritën, aventurave të tyre në rrugë, përballjeve të këqija me bandat vendase dhe të Latikës (Pinto), vajzës që dashuroi dhe humbi. Çdo kapitull i historisë së tij zbulon çelësin e një prej pyetjeve të emisionit.