Sing 3D (Kodi 420188)

Regjia: Christophe Lourdelet, Garth Jennings
Me Aktoret: Matthew McConaughey, Reese Witherspoon, Tori Kelly, Scarlett Johansson, Seth MacFarlane, Taron Egerton, Nick Kroll, John C. Reilly, Jon Robert Hall, Jen Faith Brown
Publikuesi: Universal Pictures
Zhanret: I Animuar, Komedi, Familjar
Titrat: Shqip
Kohezgjatja: 107 minuta
Data e Publikimit: 21/12/2016

Trailer i Filmit
Pershkrimi i Filmit
I vendosur në një botë si e jona, por e banuar krejtësisht nga kafshët, Baster Muni, një koalë energjike, drejton një teatër dikur të madh që tashmë ka rënë në kohë të vështira. Basteri është një optimist i përhershëm, madje disa do të thoshin edhe me iluzione, i cili e do teatrin e tij mbi gjithçka dhe do të bënte gjithçka për ta ruajtur. Tani i përballur me shembjen e ambicies së jetës së tij, ai ka një mundësi të fundit t’i kthejë lavdinë e dikurshme xhevahirit të tij që po venitej duke prodhuar garën më të madhe të këndimit në botë.