< Kthehu tek Faqja e Meparshme

2 Guns (Kodi 108667)     

Regjia: Baltasar Kormákur

Me Aktoret: Denzel Washington, Mark Wahlberg, Paula Patton, Bill Paxton, Fred Ward, James Marsden, Edward James Olmos, Robert John Burke, Alexandria Deberry, Patrick Fischler


Publikuesi: Universal Pictures


Zhanret: Aksion, Komedi, Krim


Gjuha: Anglisht

Titrat: Shqip


Kohezgjatja: 109 minuta


Data e Publikimit: 02/08/2013



Trailer i Filmit     



Pershkrimi i Filmit

Fituesi i Academy Award Denzel Washington dhe Mark Wahlberg kryesojnë një kast plot yje në 2 Armë, një film aksion shpërthyes që ndjek dy operativë nga byro konkurrente të cilët detyrohen të shkojnë në arrati së bashku. Gjatë 12 muajve të fundit, agjenti i Antidrogës Bobi Trenç (Washington) dhe oficeri i inteligjencës së marinës amerikane Markus Stigman (Wahlberg) kanë qenë të pandashëm. Duke punuar si të infiltruar në një sindikatë droge, secili burrë nuk i ka besuar partnerit të vet sa edhe kriminelëve për të cilët janë punësuar të shkatërrojnë. Kur përpjekja e tyre për të infiltruar një kartel meksikan droge dhe të rimarrin miliona dollarë shkon keq, Trençi dhe Stigmani papritmas mohohen nga eprorët e tyre. Tani që të gjithë i duan në burg ose të vdekur, ata mund t’i besojnë vetëm njëri-tjetrit. Fatkeqësisht për ndjekësit e tyre, kur tipat e mirë kalojnë vite të tëra duke u shtirur si të këqinj, mësojnë disa marifete përgjatë rrugës.