Jumper 3D (Kodi 420092)

Regjia: Doug Liman
Me Aktoret: Hayden Christensen, Jamie Bell, Rachel Bilson, Diane Lane, Samuel L. Jackson, Michael Rooker, AnnaSophia Robb, Max Thieriot, Jesse James, Tom Hulce
Publikuesi: Twentieth Century Fox
Zhanret: Aksion, Aventure, Triler, Fantastiko Shkencor
Titrat: Shqip
Kohezgjatja: 84 minuta
Data e Publikimit: 14/02/2008
Trailer i Filmit
Pershkrimi i Filmit
Dejvid Rajs është rritur me një fuqi të mistershme të cilën shumë e kanë ëndërruar. Ai është krejtësisht i “lëvizshëm”, i aftë për të kaluar nëpër vrima të kohës dhe hapësirës drejt çdo qyteti, çdo ndërtese, çdo vendi që mendja e tij dëshiron. Sapo hap dhe mbyll sytë, ai mund të “kapërcejë” nga njëra anë e tokës tek tjetra, të shikojë njëzetë perëndime dielli brenda një nate, të hajë mëngjes në Sfinksin e Egjiptit, picë në Milano, më pas të bëjë sërf në Australi, të shkojë deri në Paris për darkë dhe në fund të shijojë një ëmbëlsirë në Japoni. Mund të kalojë përtej mureve dhe kasafortave të mbyllura të bankës dhe të futet në dhomat më të ndaluara. Deri tani, e ka përdorur fuqinë e tij për t’ia mbathur nga e kaluara e tij, për të shfrytëzuar pasuri të pafundme dhe për të qëndruar i pavarur. Ai s’ka njohur kurrë limite, kufijë ose pasoja. Ose lidhjen e vërtetë. Deri tani.