< Kthehu tek Faqja e Meparshme

Ice Age 3: Dawn of the Dinosaurs (Kodi 107808)     

Regjia: Carlos Saldanha, Mike Thurmeier

Me Aktoret: John Leguizamo, Denis Leary, Queen Latifah, Joey King, Kelly Keaton, Bill Hader, Jason Fricchione, Maile Flanagan, Harrison Fahn


Publikuesi: Blue Sky Studios


Zhanret: I Animuar, Aventure, Komedi, Familjar


Gjuha: Anglisht

Titrat: Shqip


Kohezgjatja: 90 minuta


Data e Publikimit: 01/07/2009



Trailer i Filmit     



Pershkrimi i Filmit

Heronjtë e ngricës nga hitet botërore kinematografike “Epoka e Akullnajave” dhe “Epoka e Akullnajave: Shkrirja” janë kthyer, në një aventurë të mahnitshme... që do të ngelet. Skrati përpiqet ende të mbërthejë lajthinë e pakapshme - ndërkohë që mund të jetë duke gjetur dashurinë e vërtetë. Meni dhe Eli presin lindjen e mamuthit të tyre të vogël, kurse Diegoja, tigri me dhëmbë të gjatë, vret mendjen nëse miqësia me shokët e tij është duke e “zbutur”. Ndërsa Përtaci Sid futet në telashe kur krijon familjen e tij të improvizuar duke vjedhur disa vezë dinosauri. Në një mision për të shpëtuar të pafatin Sid, banda futet në një botë misterioze të nëndheshme, ku kanë disa përballje shumë të afërta me dinosaurë. Duke luftuar me florën dhe faunën, lëshohen si të çmendur dhe takohen me një nuselalë me një sy që gjuan dinosaurë dhe që quhet Bak. “Epoka e Akullnajave: Lindja e Dinosaurëve” është një film për të gjitha epokat!