< Kthehu tek Faqja e Meparshme

The Wolfman (Kodi 107896)     

Regjia: Joe Johnston

Me Aktoret: Benicio Del Toro, Anthony Hopkins, Cristina Contes, Emily Blunt, Cristina Contes, David Sterne, Malcolm Scates, Art Malik, Asa Butterfield, Gemma Whelan, Simon Merrells


Publikuesi: Universal Pictures


Zhanret: Horror, Triler


Gjuha: Anglisht

Titrat: Shqip


Kohezgjatja: 119 minuta


Data e Publikimit: 15/02/2010



Pershkrimi i Filmit

Lorenc Talbot, një fisnik i përndjekur nga demonët e së kaluarës, kthehet në pronën e familjes së tij pas zhdukjes së të vëllait. I ribashkuar me babain e tij të distancuar, Talboti fillon të kërkojë vëllain, dhe zbulon një fat të tmerrshëm për veten e tij. Fëmijëria e Talbotit përfundoi natën që i vdiq e ëma. Pasi u largua nga Blekmuri i fjetur, kalon dekada duke u përpjekur të harrojë. Por kur e fejuara e vëllait të tij, Guen Konlif, e gjurmon për ta ndihmuar me vëllain e tij të humbur, Talboti kthehet në shtëpi për t’iu bashkuar kërkimit. Ai mëson se diçka me një forcë brutale dhe një etje të papërmbajtshme për gjak është duke vrarë fshatarët, dhe se një Inspektor i çuditshëm i Skotland Jardit i quajtur Aberlajn ka ardhur për të hetuar.