Now You See Me (Kodi 108582)

Regjia: Louis Leterrier
Me Aktoret: Jesse Eisenberg, Mark Ruffalo, Woody Harrelson, Mélanie Laurent, Isla Fisher, Dave Franco, Common, Michael Caine, Morgan Freeman, Michael Kelly
Publikuesi: Summit Entertainment
Gjuha: Anglisht
Titrat: Shqip
Kohezgjatja: 125 minuta
Data e Publikimit: 31/05/2013
Trailer i Filmit
Pershkrimi i Filmit
Katër magjistarë i përgjigjen thirrjes në një adresë të dyshimtë me sekrete brenda. Një vit më vonë, ata janë Katër Kalorësit, iluzionistë të mëdhenj të skenës të cilët arrijnë kulmin e shfaqjeve të tyre në Las Vegas me një bankë të grabitur prej vërteti. Kjo i vendos agjentët Dilan Rouds të FBI-së dhe Alma Vargas të Interpolit në çështje për të zbuluar se si e bënë. Megjithatë, ky mister duket i vështirë për t’u zgjidhur akoma edhe me ndihmën e ekspozuesit profesionist të iluzioneve, Thadeus Bradli. Ajo çka vijon është një hetim i çuditshëm ku asgjë nuk është ashtu si duket me iluzione, sekrete të errëta dhe plane të fshehta ndërsa të gjithë të përfshirëve u kujtohet e vërteta më e madhe në këtë gjëagjëzë: sa më afër të shikosh, aq më pak sheh.