< Kthehu tek Faqja e Meparshme

Supremacy (Kodi 109278)     

Regjia: Deon Taylor

Me Aktoret: Dawn Olivieri, Danny Glover, Lela Rochon, Julie Benz, Joe Anderson, Evan Ross, Anson Mount, Derek Luke, Mahershala Ali


Publikuesi: Media House


Zhanret: Drame


Gjuha: Anglisht

Titrat: Shqip


Kohezgjatja: 110 minuta


Data e Publikimit: 12/06/2014


  


Trailer i Filmit     



Pershkrimi i Filmit

Historia sillet rreth një supremacisti të bardhë i cili sapo ishte liruar nga burgu dhe kishte vrarë një polic, pastaj merr peng një familje të zezë. Brenda pak orëve pasi ishte liruar pas një dënimi prej 15 vitesh në Burgun Shtetëror të sigurisë maksimale Gjirit të Pelikanit, Garet Tali është përsëri në arrati. Kur gjen një shtëpi në një rrugë të paasfaltuar, ai mendon se Vëllazëria Ariane do ta mbështesë, meqë viktimat e tij janë të zinj. Kryetari i familjes, z. Uoker, është një ish i dënuar i lodhur që i urren policët aq shumë saqë ka mohuar edhe djalin e tij pasi u bë polic. Pasi pa një dëshpërim të njohur tek Tali, Uokeri refuzon të kërkojë ndihmën e autoriteteve, duke shkaktuar përshkallëzimin e tensionit në familje, dhe shumë shpejt bëhen disa hapa shumë të gabuara.