< Kthehu tek Faqja e Meparshme

It's Complicated (Kodi 107914)     

Regjia: Nancy Meyers

Me Aktoret: Meryl Streep, Steve Martin, Alec Baldwin, John Krasinski, Lake Bell, Mary Kay Place, Rita Wilson, Alexandra Wentworth, Hunter Parrish, Zoe Kazan, Caitlin Fitzgerald


Publikuesi: Universal Pictures


Zhanret: Komedi, Romance


Gjuha: Anglisht

Titrat: Shqip


Kohezgjatja: 120 minuta


Data e Publikimit: 25/12/2009



Trailer i Filmit     



Pershkrimi i Filmit

Skenaristja/regjizore Nancy Meyers drejton Meryl Streep, Steve Martin dhe Alec Baldwin në filmin “Është e Ndërlikuar”, një komedi që flet për dashurinë, divorcin dhe gjithçka tjetër midis këtyre. Xhejni (Streep) është nëna e tre fëmijëve të rritur, pronare e një pastiçerie/restoranti të suksesshëm në Santa Barbara dhe ka - pas një dekade e divorcuar një marrëdhënie miqësore me ish bashkëshortin e saj, avokatin Xhejk (Baldwin). Por kur Xhejni dhe Xhejku e gjejnë veten jashtë qytetit për diplomimin e djalit të tyre, gjërat fillojnë të ndërlikohen. Një darkë e pafajshme kthehet në të paimagjinueshmen - një lidhje jashtëmartesore. Me Xhejkun të rimartuar me shumë më të renë Agnes (Lake Bell), Xhejni është tani, mbi gjithë të tjerat, femra tjetër. I zënë në mes të romancës së tyre të përtërirë është Adami (Martin), një arkitekt i punësuar për të rimodeluar kuzhinën e Xhejnit. Duke u shëruar dhe ai vetë nga një divorc, Adami fillon të bie në dashuri me Xhejnin, por shumë shpejt kupton se është bërë pjesë e një trekëndëshi dashurie.