< Kthehu tek Faqja e Meparshme

Taken (Kodi 107629)     

Regjia: Pierre Morel

Me Aktoret: Liam Neeson, Maggie Grace, Leland Orser, Jon Gries, David Warshofsky, Arben Bajraktaraj, Marc Amyot, Olivier Rabourdin, Xander Berkeley, Katie Cassidy, Holly Valance


Publikuesi: Europa Corp.


Zhanret: Aksion, Krim, Drame, Triler


Gjuha: Anglisht

Titrat: Shqip


Kohezgjatja: 93 minuta


Data e Publikimit: 30/01/2009



Pershkrimi i Filmit

Braian Majlls, është një baba tepër i kujdesshëm që s’ka qenë kurrë pranë vajzës së tij Kimit kur ajo ishte e vogël për shkak të punës së tij sekrete në qeveri. Puna e tij gjithashtu i kushtoi gruan e tij të bukur Eleonorën, e cila tani është martuar me të pasurin Stjuart. Tashmë, i dalë në pension dhe me Kimin duke mbushur 17 vjeç, Braiani gjen më shumë kohë për të dhe përpiqet të bëhet babai që s’ka qenë kurrë. Në një udhëtim në Paris nga Los Anxhelosi së bashku me shoqen e saj të ngushtë Amandën, Kimi rrëmbehet nga disa kriminelë shqiptarë të cilët e duan për trafikim njerëzish. Braiani shumë shpejt fillon të mbështetet tek instiktet e tij dhe shkon në Paris për të gjetur të bijën. Nuk sprapset për asnjë arsye dhe shumë shpejt do të provojë se do të bëjë gjithçka për të gjetur Kimin dhe për ta kthyer në shtëpi shëndoshë e mirë.