< Kthehu tek Faqja e Meparshme

Vampire Academy (Kodi 108873)     

Regjia: Mark Waters

Me Aktoret: Sarah Hyland, Olga Kurylenko, Zoey Deutch, Joely Richardson, Claire Foy, Cameron Monaghan, Gabriel Byrne, Danila Kozlovsky, Sami Gayle, Lucy Fry, Ashley Charles


Publikuesi: Reliance Entertainment


Zhanret: Aksion, Komedi, Fantazi


Gjuha: Anglisht

Titrat: Shqip


Kohezgjatja: 104 minuta


Data e Publikimit: 07/02/2014



Trailer i Filmit     



Pershkrimi i Filmit

Rozi Hethëuej, është një dampir, gjysmë vampir dhe gjysmë njeri. Ajo stërvitet për t'u bërë një rojë në Akademinë St Vladimir, së bashku me shumë të tjerë si ajo. Në Akademi ka vampirë të mirë dhe vampirë të këqij. Vampirët Moroi, të cilët bashkëjtojnë në paqe midis njerëzve, dhe marrin gjak vetëm prej dhuruesve, gjithashtu zotërojnë aftësi për të kontrolluar një nga katër elementet;ujin, tokën, zjarrin ose ajrin; Vampirët Strigoi, gjakpirës, djaj të cilët vrasin për të pirë gjak. Rozi dhe roje të tjerë dampir, janë stërvitur për të mbrojtur Morojtë dhe të vrasin Strigojtë, përmes edukatës së tyre. Së bashku me të, shoqja e saj e ngushtë, Princesha Vasilisa Dragomir, një Moroi dhe e fundit e racës së saj, me të cilën ajo ka një lidhje të pathyeshme, largohen nga St Vladimir. Rozi e bën këtë me qëllim që në mbrojë Princeshën, nga ata të cilët dëshirojnë t'i bëjnë keq, dhe ta përdorin atë si mjet të tyre.