< Kthehu tek Faqja e Meparshme

Animal Kingdom (Kodi 107968)     

Regjia: David Michôd

Me Aktoret: Ben Mendelsohn, Joel Edgerton, Guy Pearce, Luke Ford, Jacki Weaver, Sullivan Stapleton, James Frecheville, Dan Wyllie, Anthony Hayes, Laura Wheelwright


Publikuesi: Porchlight Films


Zhanret: Drame, Krim


Gjuha: Anglisht

Titrat: Shqip


Kohezgjatja: 103 minuta


Data e Publikimit: 03/06/2010



Trailer i Filmit     



Pershkrimi i Filmit

Mirë se erdhët në botën e krimit të Melburnit. Pas vdekjes së të ëmës, shtatëmbëdhjetë vjeçari Xhoshua Xhej Kodi (James Frecheville) shpërngulet te familja e nënës së tij që kishin vite pa folur, nën syrin e kujdesshëm të gjyshes së tij, Xhaninë Smërf Kodi (Jacki Weaver), dhe tre djemve të saj kriminelë - djemtë Kodi. Djali më i madh, Andrea Papë Kodi (Ben Mendelsohn) po fshihet nga një bandë detektivësh tradhtarë. Vëllai i mesmë Kreg (Sullivan Stapleton) është një trafikant droge i suksesshëm por shpërthyes, ndërsa më i vogli Darreni (Luke Ford), ndjek me naivitet udhëheqjen e vëllezërve të tij më të mëdhenj. Ndërsa partneri në biznes dhe miku më i mirë i Papës, Berri Braun (Joel Edgerton), vendos që dëshiron të dalë jashtë loje, duke kuptuar që ditët si banditë kanë mbaruar, tensioni midis familjes dhe policisë shpërthen. Xhej e gjen veten në qendër të një hakmarrjeje gjakftohtë që e kthen përmbys familjen e tij dhe që atë vetë e hedh drejt e në rrugën e detektivit Natan Leki (Guy Pearce).