< Kthehu tek Faqja e Meparshme

Omar (Kodi 108946)     

Regjia: Hany Abu-Assad

Me Aktoret: Waleed Zuaiter, Adam Bakri, Samer Bisharat, Eyad Hourani, Leem Lubany


Publikuesi: The Match Factory


Zhanret: Drame


Gjuha: Arabisht

Titrat: Shqip


Kohezgjatja: 98 minuta


Data e Publikimit: 16/10/2013



Trailer i Filmit     



Pershkrimi i Filmit

Një triler i tensionuar dhe mbërthyes rreth tradhtisë së vërtetë dhe asaj të dyshuar në Territoret e Pushtuara. Omari (Adam Bakri) është një furrtar që ngjitet mbi murin ndarës për të takuar të dashurën e tij Nadjan (Leem Lubany). Natën, ai është një luftëtar i lirisë ose terrorist - vendoseni vetë - i gatshëm të rrezikojë jetën për të goditur ushtrinë izraelite me shokët e tij të fëmijërisë, Tarekun (Eyad Hourani) dhe Amjadin (Samer Bisharat). I arrestuar pas vrasjes së një ushtari izraelit, ai mashtrohet për të pranuar fajësinë dhe bie dakort për të punuar si një informator. Kështu fillon një lojë e rrezikshme. A po mashtron ai eprorin e tij izraelit (Waleed F. Zuaiter) apo ka tradhtuar me të vërtetë kauzën e tij? Dhe kujt mund t'i besojë nga të dyja anët?