< Kthehu tek Faqja e Meparshme

Downfall - Der Untergang (Kodi 108880)     

Regjia: Oliver Hirschbiegel

Me Aktoret: Bruno Ganz, Alexandra Maria Lara, Corinna Harfouch, Ulrich Matthes, Juliane Köhler, Thomas Kretschmann, Heino Ferch, Christian Berkel, Matthias Habich, Michael Mendl


Publikuesi: Constantin Film


Zhanret: Biografi, Drame, Histori


Gjuha: Gjermanisht

Titrat: Shqip


Kohezgjatja: 151 minuta


Data e Publikimit: 16/09/2004



Trailer i Filmit     



Pershkrimi i Filmit

Në Prill të vitit 1945, Gjermania qëndron në prag të humbjes kundër ushtrise Sovjetike, dhe është drejt izolimit nga perëndimi dhe në jug. Berlini, kryeqyteti i Rajhut të Tretë, po bie në duar të Sovjetikëve, Adolf Hitler, këmbëngul se Gjermania do të vazhdojë të korrë fitore, dhe urdhëron gjeneralët e tij të luftojnë deri në ushtarin e fundit. "Downfall - Der Untergang" zbulon ditët e fundit të Rahjut, ku krerët e lartë Gjermanë fillojnë të dezertojnë nga Fyhreri i tyre i dashur, në një përpjekje për të shpëtuar jetën e tyre, ndërkohë të tjerët në heshtje zotohen se do të vdesin përkrah Hitlerit. Hitleri vetë, kalon në formën e një njeriu me paranoja, plot optimizëm në një moment dhe në depresion vetvrasës në një tjetër. Kur fundi vjen, dhe Hitleri vret veten, ajo çfarë ngelet nga ushtria e tij duhet të gjejë një rrugë, për t'i dhënë fund luftës, e cila u quajt dhe Beteja e Berlinit, të ulin armët dhe të dorëzohen.